AVAJA, parti e re politike e romëve

April 3, 2024
1 minut lexim

Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut së fundmi ka parti të re të romëve – AVAJA, e cila në KSHZ parashtroi lista për kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 8 majit në njësitë zgjedhore 3,4,5 dhe 6.

Kryetar i partisë AVAJA është Akif Kariman, përderisa sekretar i përgjithshëm është zgjedhur Elvis Memeti.

“AVAJA nuk u formua si rezultat i zhgënjimit dhe dëshpërimit, por si rezultat i besimit dhe vendosmërisë që të dëshmojmë se politika mund të jetë vend edhe për njerëz të mirë dhe të ndershëm, që ngre lart qytetarët. Këtu jemi sepse duam të jemi urë e cila i lidh qytetarët me strukturat e fuqishme dhe marrjes së vendimeve. AVAJA është këtu që ta kthejë forcën te qytetarët, tu japë zë dhe mundësi që të gjithë të marrin pjesë në marrjen e vendimeve të cilat kanë të bëjnë me jetët e tyre”, sqaron Kariman. /MIA

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksidenti me tetë viktima në Këlcyrë, policia identifikon tre organizatorët nga Shkodra

Story i radhës

Bayer Leverkusen përballet me Fortuna Dusseldorfin

Të fundit nga

ShkoLartë