Ava Max shkëlqeu me të kuqe në NRJ Music Awards 2022

November 19, 2022
1 minut lexim

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ishte pjesë e ceremonisë më të madhe franceze të ndarjes së çmimeve, NRJ Music Awards 2022.

Ajo u shfaq e mahnitshme e veshur me një fustan të kuq elegant, me një të çarë anash që vinte në pah këmbën e saj atraktive.

Me flokët bionde të lëshuara lirshëm, artistja me origjinë nga Saranda dukej tejet tërheqëse në paraqitjen glamuroze të tapetit të kuq.

Image

Ava Max

Ajo ia besoi dukjen e saj në këtë event çmimesh, markës së famshme të veshjeve, “Givenchy”.

Ava Max u ngjit në skenën e madhe të NRJ Music Awards për të interpretuar live këngën e saj më të fundit, “A milion dollar baby”.

Image

Ava Max

Artistja ndërroi veshjen kur u paraqit në skenë, duke kënduar dhe dhuruar një performancë spektakolare për të pranishmit.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi ishte nominuar për çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit” – kategori në të cilën u mund nga artistja Lady Gaga. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 20 nëntor

Story i radhës

Përfundon mbledhja e BDI-së, flet Ali Ahmeti (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë