AUV: Tërhiqet nga tregu i RMV-së jogurti Balans! Nëse e keni blerë, kthejeni

1 minut lexim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), njoftoi se është tërhequr nga tregu një produkti BALANS+, produkt qumështi i fermentuar, në paketim 1 kilogram, pasi është konstatuar se është i pasigurt. Sipas AUV, arsyeja është prania e aflatoksinës, për të cilën thonë se ka nivel të përqendrimit që mund të paraqes rrezik te qytetarët.

Marketing

“Tërhiqen paketat me numër serik: 28.11.22, pra datë skadence deri më 28 nëntor. Prodhuesi është AD IMLEK, 11231 Padinska Skela, Republika e Serbisë. Produkti në vend shpërndahet nga Mlekara SH.A. Manastir, Gjurcin Naumov Pljakot. Konsumatorët e fundit që kanë blerë produktin e mësipërm me numrin serial të treguar, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë”, thonë nga AUV.

Marketing

Story i mëparshëm

EDITORIAL/ Me vite po kërkohet vetting por assesi të realizohet, kush po frikësohet !?

Story i radhës

Zelensky: Rusia ka lëshuar më shumë se 4700 raketa që nga fillimi i luftës

Të fundit nga