auv kryen kontrolle te jashtezakonshme te intensifikuara para pashkeve jane shqiptuar gjoba deri 3 650 euro 67fb93b9b1821

AUV kryen kontrolle të jashtëzakonshme të intensifikuara para Pashkëve, janë shqiptuar gjoba deri 3.650 euro

April 13, 2025
1 minut lexim

Shkup, 13 prill – Veterinerët zyrtarë dhe inspektorët e ushqimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në kuadër të 350 kontrolleve të jashtëzakonshme të intensifikuara para festave të Pashkëve, kanë asgjësuar 1.230 kilogramë të llojeve të ndryshme të produkteve si të pasigurta, kryesisht mish, përpunime dhe përgatitje të mishit, por edhe vezë, mjaltë, raki, vaj ulliri dhe produkte tjera, informojnë nga AUV.

Për mospërputhjet e konstatuara me kontrollet e jashtëzakonshme të operatorëve me qëllim parandalimin e tregtimit të ushqimeve të pasigurta dhe tregtisë ilegale të vezëve dhe ngjyrave të vezëve në prag të festave të Pashkëve, AUV ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 3.650 euro në kundërvlerë në denarë dhe ka lëshuar 22 vendime me urdhra për heqjen e tyre.

“Në kushte të rritjes së kërkesës për ushqime në prag të festave të ardhshme, apelojmë deri te qytetarët që të jenë konsumatorë të përgjegjshëm dhe të bëjnë blerje vetëm nga operatorët e aprovuar/regjistruar të ushqimit që janë nën kontrollin e shërbimeve inspektuese të Agjencisë. Kushtojini vëmendje deklaratave të produkteve, etiketimit të tyre, datave të skadencës dhe regjimit të temperaturës së ruajtjes, veçanërisht për produktet që prishen, pasi në të kundërt mund të jenë të pasigurta për qytetarët”, porosisin nga AUV.

Inkurajohen qytetarët që për çdo mospërputhje në lidhje me sigurinë ushqimore, ta raportojnë në Agjencinë, personalisht, përmes telefonit në numrin pa pagesë 0800 3 22 22 ose në mënyrë elektronike në info@fva.gov.mk.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

kasami per taravarin po te ndahet nga grupi do ta haje ujku video 67fb937ef10a7
Story i mëparshëm

Kasami për Taravarin: Po të ndahet nga grupi do ta “haje ujku” (VIDEO)

muzike e larte gjate nates policia e tiranes gjobit me 3 milione leke lokalin 67fb991c0c093
Story i radhës

Muzikë e lartë gjatë natës, Policia e Tiranës gjobit me 3 milionë lekë lokalin

Të fundit nga

ShkoLartë