auv i realizon planin per parandalimin e etheve hemorragjike 68122ff412eb8

AUV-i realizon planin për parandalimin e etheve hemorragjike

April 30, 2025
1 minut lexim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se ka realizuar projektin për parandalimin, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes Ethet Hemorragjike Krime-Kongo në komunat endemike si Malisheva, Rahoveci dhe disa fshatra të komunës së Klinës dhe Suharekës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo u bë përmes realizimit të aktivitetit të repelimit të kafshëve në fermat blegtorale.

“Preparati i përdorur në këtë aktivitet ka qenë “Deltanil Pour-On”, nga prodhuesi Virbac, Francë. Ky është një produkt veterinar i regjistruar në Regjistrin e Produkteve Medicinale Veterinare dhe përdoret kryesisht për kontrollin e ektoparazitëve te kafshët në ferma. Preparati është përdorur për repelimin e kafshëve si masë parandaluese kundër EHKK-së”.

“Substanca aktive e këtij preparati është Deltamethrin, e cila ka veprim insekticid dhe akaricid, duke ndikuar në parandalimin dhe largimin e parazitëve të jashtëm si rriqrat, mizat dhe morrat te kafshët shtëpiake: gjedhët, delet dhe dhitë (dythundrakët), dhe në raste të veçanta, edhe te kuajt (njëthundrakët). Preparati i përdorur ka ofruar siguri, cilësi dhe efikasitet të lartë, ndërsa karenca e tij pas përdorimit është në përputhje me standardet e kërkuara për substancat aktive dhe limitet maksimale të lejuara në produktet me prejardhje shtazore”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ekonomia amerikane tkurret me 0 3 ndersa kompanite nxitojne tia dalin para tarifave te trumpit 68122f86046a8
Story i mëparshëm

Ekonomia amerikane tkurret me 0.3%, ndërsa kompanitë nxitojnë t’ia dalin para tarifave të Trumpit

keto shenja thjesht nuk thone dot me fal edhe kur eshte qarte qe e kane bere lemsh 681231258e763
Story i radhës

Këto shenja thjesht nuk thonë dot “Më fal” – edhe kur është qartë që e kanë bërë lëmsh!

Të fundit nga

ShkoLartë