Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), Flamur Kadriu, ka thënë se është rritur numri i inspektorëve sanitarë dhe kontrolleve zyrtare.
Ai ka treguar se kjo agjenci me mungesë të inspektorëve sanitarë. Sipas tij, të tillë në krejt Kosovën janë 32.
“Tash kemi inspektorë të mjaftueshëm mirëpo te inspektorët veterinar kemi një numër të vogël dhe inspektorë sanitar qëndron pak më mirë. Me transferin e inspektorëve kemi 75 prej tyre shtesë.
Vetëm 32 inspektorë veterinar i kemi për gjithë Kosovën. Me këtë numër të vogël po mundohemi të mbulojmë tërë territorin e Kosovës. Duke parë numrin e madh të thertoreve të fabrikave të mishit subjektet që i nënshtrohen kontrolleve veterinare është numër i pamjaftueshëm”, është shprehur ai për EO.