Autostrada Stracin-Kriva Pllankë, Mickoski: Kjo rrugë nuk është as e LSDM-së, as e VMRO-DPMNE-së, por e qytetarëve

January 4, 2025
1 minut lexim

Në përurimin e autostradës Stracin – Kriva Pallank, kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha se në këtë autostradë, LSDM-ja për 6 vjet nuk ka shtruar as një centimetër asfalt. Mes tjerash, Mickoski tha se kjo rrugë nuk është as e LSDM-së, as e VMRO-DPMNE-së, por e qytetarëve.

“Më duhet të tregoj, sot u munduan që të përfitojnë pikë politike, se kur ishin ata në Qeveri filloi ky projekt, por për fat të keq iu deshtën 6 vjet për shkak të bllokimeve nga VMRO-DPMNE nuk kanë pasur sukses ta bëjnë, por nuk di se çfarë ka bllokuar VMRO-DPMNE të shtrojnë një centimetër asfalt. Dhe në vend që t’u kërkojnë falje qytetarët që nuk e përfunduan për 6 vjet, ata sot vrapojnë të fitojnë pikë politike. Dëshiroj t’ju tregoj qytetarët të cilët do të shfrytëzojnë këtë rrugë, kjo rrugë nuk është as e LSDM-së, as e VMRO-DPMNE-së, por kjo rrugë është e qytetarëve”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KFOR-i amerikan kryen patrullime në veri: Ruajtja e infrastrukturës kritike siguron që Kosova të mbetet e sigurt për të gjithë

Story i radhës

Zbulohet arsyeja, Amorim e ndëshkon Rashfordin

Të fundit nga

ShkoLartë