Autostrada Shkup-Bllacë! VMRO-DPMNE: Maqedonia s’ka 300 milionë euro, LSDM-BDI kanë dashur të përfitojnë!

October 26, 2024
1 minut lexim

 

LSDM-BDI nuk bënë asnjë autostradë. Gjithçka bënë ishin vetëm kalkulime për krime dhe përfitime për individë – thonë nga VMRO-DPMNE-ja, duke potencuar se Autostrada Shkup – Bllacë me gjatësi prej 10 kilometrave është projektuar në trasenë që shtetit do t`i kushtojë 300 milion euro.

“Është zgjedhur traseja, sipas së cilës një grup i caktuar njerëzish, pak para nisjes së projektit kanë blerë prona. Është e qartë se kreu I LSDM-së dhe BDI-së ka dashur që seriozisht të përfitojë nga eksproprijimi dhe traseja me shumë tunele. Për këtë është njoftuar PTHP-ja dhe presim procedurat. Populli pret përgjigje nëse qeveria e mëparshme ka dashur të inkasojë miliona përmes njerëzve të afërt. PTHP-ja të inicojë procedurë dhe të jep përgjigje. Maqedonia s`ka 300 milionë euro për t`i hedhur në autostradën prej vetëm 10 kilometrave. Traseja duhet të riprojektohet dhe të fitohet autostrada me çmim shumë më të ulët”, tha deputeti Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LSDM: Qeveria të pranojë propozimin tonë për pagë minimale 450 euro

Story i radhës

“Më falni, por unë nuk jam bashkëbisedues i mirë” – Mickoski tregon përfundimisht se cili është kushti për ndryshimet kushtetuese

Të fundit nga

ShkoLartë