Autoritetet në Bahame po hetojnë bursën e kriptomonedhave FTX për sjellje kriminale

min lexim

Bursa e kriptomonedhave FTX e cila shpalli falimentin javën e kaluar është vënë nën hetim nga autoritetet financiare të Bahameve, kanë ngrirë asetet e saj dhe thirrur një likuidues.

Mëngjesin e së Dielës Policia Mbretërore e Bahameve doli me një deklaratë duke thënë: “Pas kolapsit të FTX në mbarë botën dhe likuidimit të përkohshëm të FTX Digital Markets Ltd., një ekip hetuesish financiar nga Hetimi i Krimeve Financiare po punon së bashku me Komisionin e Letrave me Vlerë për të hetuar nëse ka një sjellje kriminale.”

Mbrëmjen e së Premtes më shumë se 650 milionë dollarë u larguan nga FTX në disa transferta të çuditshme që këshilltari i përgjithshëm i FTX US Ryne Miller i quajti “të paautorizuara.”

FTX zhvendosi zyrat qendrore nga Hong Kongu në Bahame në Shtator të vitit të kaluar. Bankman-Fried tha se Karaibet kishin politika më të qarta taksash sesa qyteti Aziatik dhe një vend më i mirë për të bërë biznes.

Bahamet e mirëpritën biznesin kripto dhe në 2020-ën u bënë një prej 5 vendeve të para në botë që lançoi monedhën e saj dixhitale shtetërore, një version dixhital i dollarit.

Bankman-Fried raportohet se jeton në Bahame së bashku me 10 miq dhe kolegë të tij dhe tha për Reuters se ishte ende aty duke refuzuar spekulimet se i kishte hipur avionit për në Argjentinë. Ai u mor në pyetje nga Policia e Bahameve të Shtunën. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Po lëvizte pa dokumenta, policia ndalon lopën

Story i radhës

Pas çlirimit, Zelensky viziton Khersonin

Të fundit nga