Autoritetet Koreane hapin hetim ndaj kompanisë pas TerraUSD

June 9, 2022
1 minut lexim

Policia dhe prokurorët Koreano-Jugor hapën një hetim ndaj Terraform Labs pas kolapsit të kriptomonedhës 40 miliardë dollarëshe që tronditi mbarë tregut global.

Lajmi vjen pasi Prokuroria e Seulit filloi të hetonte në fund të muajit Maj dy padi kolektive në emër të 81 investitorëve të cilët shpreheshin se investitorët e Terraform kishin mashtruar investitorët me algoritmet e tyre defektive.

Autoritetet financiare në mbarë botën po shtrëgojnë masat e rregullimit të kriptomonedhave pas kolapsit spektakolar të terraUSB, një stablecoin zhvilluar nga 30 vjeçari Korean Do Kwon.

Një njësi speciale e krimeve financiare në Korenë e Jugut po heton kolapsin e terraUSD. Afro 280 mijë Koreanë kishin në pronësi 70 miliardë monedha Luna dhe shumica e tyre kishin investuar me shpresën se depozitat do të rikthehen me fitime deri në 20%.

Autoritetet Koreane gjithashtu kanë planifikuar një hetim të sistemit të pagesave dixhitale quajtur Chai për shkak të lidhjeve me rrjetin terraUSD. Por kompania që e ka zhvilluar, Shin, tha se ka shkëputur lidhjet me Terraform në 2020-ën.

Koreja e Jugut është një prej vendeve me adoptimin më të lartë të kriptomonedhave. Monedha vendase është e treta në botë për nga përdorimi në tregtimin e bitcoin pas dollarit dhe jenit. Llogaritë në uon përbëjnë 3% të tregtimit global të kriptomonedhave. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Çmimet e makinave të përdorura në Gjermani u rritën 30 për qind

Story i radhës

New York School of Science in Kosova licencohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Të fundit nga

Shqipëria bllokon TikTok për një vit

Shqipëria ditën e Shtunë njoftoi se do të bllokojë aksesin në TikTok për një vit, një vendim që erdhi në përgjigje të vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar duke shtuar shqetësimet
ShkoLartë