Komisioni i Letrave me Vlerës në Ishujt Bahame ka konfiskuar 3.5 miliardë dollarë në kriptomonedha nga bursa e kolapsuar FTX.
Përmes një njoftimi për media ditën e Enjte, autoritetet konfirmuan shumën totale të konfiskuar nga filiali i FTX në Ishujt Bahame, FTX Digital Markets, duke shtuar se fondet janë zhvendosur në një prej portofolëve të saj dixhitalë.
Rregullatorët konfirmuan se do të mbajnë disa prej aseteve dixhitale po nuk specifikuan sasinë. Fondet vlerësoheshin me më shumë se 3.5 miliardë dollarë, bazuar në vlerën e tregut në momentin e transferimit sipas komisionit.
Transferimi u bë më 12 Nëntor, një ditë pasi FTX kishte shpallur falimentin nën kapitullin 11 të mbrojtjes financiare të Shteteve të Bashkuara.
Komisioni i Letrave me Vlerë të Ishujve Bahame tha se fondet po mbahen përkohësisht deri sa të përcaktohet fati i dytë nga Gjykata Supreme e Bahameve për ti rikthyer tek konsumatorët ose kreditorët.
Rregullatori tha se fondet i mori pas Sam Bankman-Fried ofroi informacionin e nevojshëm.
Pasi FTX shpalli falimentin, u vu në shënjestër nga një sulm kibernetik që shikoi 477 milionë dollarë të tërhiqen nga portofolët e kompanisë. Identiteti i hakerit mbetet i paditur.
Autoritetet e Ishujve Bahame janë kritikuar në lidhje me rolin e tyre në kolapsin e FTX dhe procedimet ligjore që pasuan.
Komisioni dëshironte të menaxhonte vetë procesin për FTX në Bahame. Por juristët e FTX në SHBA kontestuan përpjekjet duke thënë se rregullatori në koordinim me Bankman-Fried kishin fituar akses të paautorizuar mbi sistemet e FTX për të transferuar asetet dixhitale nën kontrollin e saj.
Në përgjigje të spekulime, autoritetet e Bahameve thanë se pretendimet ishin të pasakta dhe vendimi për të zhvendosur fondet ishte për të mbrojtur klientët dhe investitorët.
30-vjeçari Bankman-Fried, gjithashtu ish CEO i FTX, u arrestua në Bahame dhe më pas u ekstradua në SHBA ku e pret gjyqi në lidhje me padinë e autoriteteve Amerikane për mashtrim, pastrim parash, konspiracion financiar dhe shkelje të ligjeve Amerikane për financat.
Ai u lirua me kusht pasi pagoi 250 milionë dollarë. Ai do të paraqitet përpara gjykatës federale të Manhattan më 3 Janar. /PCWorld Albanian