Autoritetet Amerikane rikuperojnë 5 miliardë dollarë të vjedhura në Bitcoin

Bitcoinë të vjedhur me vlerë mëse 5 miliardë dollarë janë konfiskuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dhe është operacioni më i madh i këtij lloji.

Zyrtarët arrestuan dy individë ditën e Marte të cilët po përpiqeshin të pastronin paratë të barabarta me 120 mijë bitcoin.

Shuma e vjedhur nga një haker i cili theu një bursë kriptomonedhash në 2016-ën, asokohe kishte vlerën 71 milionë dollarë.

Por me rritjen e vlerës së bitcoin, sot vlerësohen me 5 miliardë dollarë.

Paratë janë vjedhur nga një bursë kriptomonedhash në 2016-ën njohur si Bitfinex. Sipas Departamentit Amerikan, një haker ndërhyrë në platformë, bëri mbi 2 mijë transaksione të paautorizuara dhe më pas zhvendosi paratë në një portofol dixhital në pronësinë e 34 vjeçari nga Nju Jorku Ilya Lichtenstein.

Ai dhe bashkëshortja e tij do të dalin përpara një gjykate federale për akuza të mashtrimit, vjedhjes dhe pastrimit të parave. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Belgjika nis administrimin e dozës së katërt të vaksinës

Story i radhës

Policia sekuestron mbi 1.5 tonë drogë në Strumicë dhe Resnjë

Të fundit nga