Në fund të 2024, një gjykatë Amerikane autorizoi Departamentin e Drejtësisë (DOJ) të shesë 69,370 bitcoin të cilët u konfiskuan nga një grup hakerësh të cilët i kishin vjedhur në 2012 prej Silk Road.
Me çmimin aktual prej 92 mijë dollarësh, këto bitcoin kapin vlerën e 6.4 miliardë dollarëve ndërsa mediat raportojnë se zyrtarët e Departamentit kanë vendosur të vijojnë me shitjen e aseteve.
Sipas DOJ, këta Bitcoin duhet të shiten për shkak të luhatjes së madhe të çmimit. Një haker i vodhi këto bitcoin fillimisht nga Silk Road pak përpara se qeveria Amerikane ta mbyllte tregun e zi.
Më pas SHBA-ja zbuloi bitcoinët e vjedhur gjatë një hetimi në 2020 duke siguruar bitcoin prej hakerit. Konfiskimi i këtyre bitcoinëve është spekuluar si i paligjshëm.
Ndërsa DOJ por kërkon leje për shitjen e bitcoinëve, Trump konfirmoi se një rezervë bitcoin nevojitej sepse nëse SHBA-ja nuk e bën, do ta bëjë Kina ose dikush tjetër.
Prej muajit Korrik Trump doli haptazi si presidenti “kripto” duke premtuar lehtësim të rregullimit dhe sugjeruar që kriptomonedha të përdoret për të eliminuar borxhin Amerikan.
/PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al