Autopsia zbulon arsyen e vërtetë të vdekjes së gazetarit Grant Wahl

December 14, 2022
1 minut lexim

Autopsia zbulon arsyen e vërtetë të vdekjes së gazetarit Grant Wahl

Bota e gazetarisë sportive dhe e futbollit vazhdon të mbajë zi për vdekjen e Grant Wahl, i cili vdiq në kohën shtesë të ndeshjes mes Argjentinës dhe Holandës në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar.

Për vdekjen e tij u spekulua shumë, sidomos si pasojë e një videoje ku vëllai i tij thoshte se ai ishte vrarë , por pak nga pak gjithçka po bëhet e qartë.

Shkak i vdekjes së komentatorit amerikan ka qenë këputja e një aneurizmi të aortës, siç ka konfirmuar këtë të mërkurë bashkëshortja e tij, Celine Gounder.

“Atij iu bë autopsi këtu në Nju Jork nga Zyra e Kërkimit të Qytetit të Nju Jorkut dhe tregoi se Wahl kishte një aneurizëm të aortës që u këput,” tha Gounder, e cila është një specialiste në sëmundjet ngjitëse dhe kontribuuese mjekësore në CBS .

Gounder tha se të premten ai filloi të merrte mesazhe përmes rrjeteve sociale dhe emaileve dhe kuptoi se qartësisht diçka nuk po shkonte mirë. Mesazhet e informonin atë se burri i saj ishte rrëzuar dhe ishte dërguar në spital pas rreth njëzet minutash CPR.

“Vazhdova të pyesja: a ka puls, a ka puls? Nëse do të kishte pasur puls kur doli nga stadiumi, kjo do të ishte një shenjë e mirë. Por askush nuk u përgjigj për atë që po pyesja”, tha ajo.

Wahl, 49 vjeçar, mori trajtim të menjëhershëm mjekësor në vendngjarje dhe ai kujdes vazhdoi gjatë transferimit të tij me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Hamad.

Eric Wahl, vëllai i gazetarit, tha pas vdekjes se Grant Wahl kishte marrë kërcënime me vdekje dhe sugjeroi se ai ishte vrarë, por më vonë u tërhoq nga ky pretendim.

Dy gazetarë të tjerë kanë vdekur gjatë kampionatit të futbollit që filloi më 20 nëntor dhe do të përfundojë të dielën e ardhshme: amerikani Roger Pearce, 65 vjeç dhe fotografi nga Katari Khalid al-Misslam.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryetari Glauk Konjufca: Synojmë të jemi lider në rajon për transparencë parlamentare

Story i radhës

Barcelona gjen trashëgimtarin e Busquets

Të fundit nga

ShkoLartë