Autokratët dhe fabrika e madhe e trolleve, arinjtë, dragonjtë dhe trollët bashkohen në luftën kundër demokracisë!

Nuk është e nevojshme të shiqojsh gjatë kah qielli për të vërejtë retë e errëta të ditës. Nuk është e nevojshme të kalojmë nëpër tanë listën e problemeve të luftës, klimës, përparimit të së djathtës ekstreme, të ngritjes së çmimeve dhe mjerimit të përgjithshëm, kur të gjitha këto bashkarisht mund të jenë fjalë kyçe të një realiteti të përditshëm.

Por nuk është shumë keq, sepse mund të bëhet edhe më keq, nëse vetëm pak ndalemi tek trollët, apo luftëtarët e internetit. Janë forca të cilat punojnë aktivisht për të destabilizuar, kontrolluar dhe shkatërruar përpjekjet tona  të ndershme për të bërë diçka që i ngjan një bisede të qytetëruar dhe të ndritur….)

Ulja e besimit ndaj  mediave i bën shoqëritë tona edhe më të pambrojtura ndaj ndikimit të aktorëve që nuk n’a dëshirojnë të mirën.

Këtë javë, dy punime të plota gazetareske kanë treguar se sa serioz është kërcënimi që është shumë afër vetes tonë.

-TV4 suedez ka vizituar fabrikën e trolleve të Demokratëve të Suedisë (SD). Kjo partia e ekstremit të djathtë ka mohuar prej kohësh se mban llogari anonime në mediat sociale të cilat kontribuojnë në ndotjen  e debatit suedez.

Programi i TV4 “Kalla Fakta” dërgoi një gazetar që të mirret me një punë në SD, ndërkohë ai duke përdorur një kamerë të fshehtë, arriti të tregojë  se SD me të vërtetë ndikon në mënyrë aktive në opinionin publik nëpërmes përdorimit të llogarive të tilla anonime në internet.

Në të njëjtën kohë, kjo ka kontribuar në një humbje graduale të besimit tek institucionet dhe jo më pak te mediat tradicionale të cilat “nuk guxojnë të trajtojnë problemet reale në shoqëri”! Prandaj sipas shumë votuesve të SD dhe përdoruesve të shpeshtë të mediumeve alternative, të cilat zakonisht kanë një marrëdhënie të lirshme me të vërtetën, një marrëdhënie jashtëzakonisht të keqe me emigrantët dhe nuk lidhen me një poster editorial.

-Në një ese të gjatë në revistën The Atlantic, gazetarja dhe autorja amerikane Anne Applebaum shkruan se si autokratët e botës, kryesisht udhëheqësit kinezë dhe rusë, veprojnë pothuajse në të njëjtën mënyrë, vetëmse në një shkallë globale.

Applebaum tregon se si tregimet e rreme për Ukrainën u përhapën nga fushatat e koordinuara në Kinë dhe  Rusi, nëpërmjet burimeve të së djathtës ekstreme të SHBA-ve , gjegjësisht mediumeve  “kritike ndaj Amerikës, në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi dhe kështu së bashku  përfundojnë duke baltosur ujërat dhe duke minuar mbështetjen për mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë. Ajo i referohet konkretisht “pretendimit” se SHBA kontrollonte 26 biolaboratorë në Ukrainë, një falsitet që hyri në narrativën, se lufta në Ukrainë është faji dhe përgjegjësia e SHBA-së dhe NATO-s.

Prandaj, shumë nga jugu global përfunduan në të njëjtin tren me autokratët, të djathtën ekstreme të Europës dhe SHBA-ve dhe për këtë fajësohet Perëndimin dhe nazistët e korruptuar ukrainas për luftën e Vladimir Putinit, shkruan Applebaum. Natyrisht se është e mundur të kundërshtohen arsyet e skepticizmit ndaj tregimeve perëndimore, por është e mundur të kenë rrënjë më të thella historike-politike dhe jo vetëm kaq. Çështja ende qëndron për faktin se demokracitë janë në rrezik të humbasin betejën e informacionit për realitetin, rrjedhimisht edhe rrugëtimin përpara.

Deri më tani, në Norvegji janë kursyer partitë e fuqishme me “fabrika trollash”, megjithëse sigurisht që ka llogari anonime, profetë të rremë, mbështetës cinikë dhe informacione të rreme përçarëse! Një dëshmi e kohës është se, vetëm 24 për qind e norvegjezëve kanë shumë besim në mediat norvegjeze, sipas Anketës Mediatike që u prezantua javën e kaluar. Kemi një rënie e shëmtuar nga 37 për qind, sa kishin besim të madh vetëm një vit më parë, kurse shifrat në SHBA janë shumë, shumë më dekurajuese.

Nuk është e gjithë kjo që ka të bëjë me dragonjtë kinezë, arinjtë rusë dhe trollët kombëtarë. Ne që punojmë në media duhet të vlerësojmë nëse vërtetë bëjmë punën tonë në mënyrën e duhur, kur besimi është në rënie. Ne gazetarët e mediumeve nuk mund të mbulojmë kundërshtimin e energjisë së erës, debatin për çmimin e energjisë elektrike apo marrëdhëniet me Brukselin në një mënyrë që të jetë në përputhje me perceptimin e njerëzve për realitetin, dhe për të përmendur tre çështje që mund të bëjnë gjakun e popullatës të vlojë.

Cilado qoftë arsyetimi, ulja e besimit dhe mbështetja për median,  i bën shoqëritë tona edhe më të prekshme ndaj ndikimit nga aktorët që nuk na duan të mirën. Ka shumë shenja që tregojnë se ne duhet të forcojmë vetëveten dhe të përgatitemi për fushata të errëta zgjedhore në të ardhmen edhe këtu në Norvegji!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Duka uron Gjimshitin: Uroj të mbyllet me trofe për ju!

Story i radhës

“Takimi për Teleferikun e Prizrenit”, Totaj: Liburn Aliu veç hyri në takim, akuzoi dhe iku

Të fundit nga