Autobusi nga Maqedonia aksidentohet në Serbi për shkak të reshjeve të borës

November 23, 2024
1 minut lexim

Pojat, 22 nëntor – Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në autostradën afër vendit Pojat në Serbi.

Siç raporton faqja në Instagram 192.rs, autobusi me targa të Maqedonisë ka rrëshqitur dhe është përplasur në mbrojtëset rreth rrugës.

Nuk dihet gjendja e pasagjerëve, ndërsa dëmi më i madh është material.

Gjatë ditës, reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar dëme në autostradës “Millosh Veliki”.

Gjendja e rrugëve është kritike në gjithë Serbinë për shkak të borës, rrugët janë të rrëshqitshme, andaj këshillohen drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes dhe të lëvizin ngadalë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Serbët janë të hutuar: Ky shtet i doli në krah Kosovës!

Story i radhës

Ibrahimi: 22 Nëntori, simbol i krenarisë dhe identitetit kombëtar!

Të fundit nga

ShkoLartë