Autobusi i ekipit të Zvicrës u përplas me një veturë të policinë përpara ndeshjes me Brazilin këtë pasdite.
Pamjet e filmuara nga udhëtimi i skuadrës drejt stadiumit tregojnë momentin kur vetura e policisë u godit nga prapa nga autobusi i Kombëtares së Zvicrës.
Frika se dikush kishte pësuar lëndime mes lojtarëve dhe stafit në bord u hoq menjëherë pasi skuadra e kompletuar mbërriti në kohë në stadiumin “974” për ndeshjen e tyre në Grupin G.
Shpejtësia e ulët e autobusit nënkuptonte se kishte pak mundësi për dëmtim të ndonjë lojtari.
Burimi: GAZETA.MK