Autobusët shkojnë në Mariupol për të ndihmuar civilët

1 minut lexim

Rreth 45 autobusë janë nisur për në Mariupol pasi Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konfirmoi se Rusia kishte rënë dakord të hapte një korridor të sigurt për të enjten, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Përpjekjet e mëparshme për të vendosur një armëpushim në Mariupol dhe për të evakuuar në mënyrë të sigurtë civilët kanë dështuar.

Kryetari i bashkisë së qytetit ka thënë se deri në 170,000 njerëz janë të bllokuar në Mariupol pa energji elektrike dhe furnizime në pakësim – ai ka pësuar bombardime pothuajse të vazhdueshme nga Rusia.

Mariupol ka qenë fokusi kryesor i pushtimit rus të Ukrainës, me Vladimir Putin duke thënë të martën se granatimet ruse do të ndaleshin vetëm kur ushtarët ukrainas të dorëzoheshin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pesë tipare të personalitetit toksik

Story i radhës

​Zjarr në pyje, digjen 30 hektarë në Gjakovë

Të fundit nga