Autobusët rifilluan qarkullimin, Qyteti i Shkupit ridestinoi 2 milionë euro për pagat e NTP-së

October 20, 2022
min lexim

Rreth 2 milionë euro janë ridestinuar nga projektet tjera nga buxheti i Qytetit të Shkupit për pagat në NTP “Shkup”. Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, Këshilli i Qytetit miratoi vendim që të ridestinohen 133 milionë denarë që të munden të paguhen të punësuarit. Pas kësaj, autobusët e transportit publik filluan që të qarkullojnë nëpër qytet, pasi që prej mëngjesit nuk kanë dalë prej garazheve, njofton Portalb.mk.

Nga NTP “Shkup” konfirmuan se autobusët pasdite sërish kanë filluar të qarkullojnë në të gjitha linjat, sipas orarit të qarkullimit.

Seanca, për dallim prej dje, kaloi pa përleshje mes përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe kryetares së Shkupit, Danella Arsovska. Të gjithë e pranuan vendimin për ridestinim të mjeteve.

Kryetarja, Danella Arsovska, nga foltorja sot nuk është grindur me këshilltarët, por i ka lutur që të gjithë bashkë të gjejnë mënyrë që t’i ndihmojnë ndërmarrjes.

“Kjo është hera e parë në historinë e Maqedonisë që të dilet në grevë për 5 ditë vonesë të rrogës. Por, Qyteti deri vonë ka punuar dhe gjeti zgjidhje që të sigurohen para për këto njerëz të cilët punojnë çdo ditë. NTP me dekada është humbës dhe askush 30 vite nuk e ka ndryshuar këtë situatë. Të gjithë ata që janë anëtarë të bordeve drejtuese bartin gjithashtu përgjegjësi për këtë situatë. Tani, ju lus që të gjithë të votoni për këtë vendim dhe në të ardhmen bashkë të punojmë për zgjidhje ne problemeve të cilat zvarriten me vite”, tha Arsovska.

Përndryshe, tabelat me informacion për oraret në stacionet e autobusëve sot kanë lajmëruar ardhjen e autobusëve të NQP-së të cilët sot paradite mbetën të parkuar në bazë. Për herë të parë në historinë e tij që kur ka transport publik, kryeqyteti mbeti pa transport publik. Sindikalistët e NQP-së njoftuan se do të vazhdojnë me protestat deri në pagimin e rrogës, ndërsa qytetarët që nuk kanë mundësi të udhëtojnë me makina, në vend të autobusëve nga stacionet e autobusëve largohen me taksi ose në këmbë. Gjatë vizitës në disa nga stacionet më të frekuentuara nëpër Shkup, redaksitë e Meta.mk dhe Portalb.mk takoi shumë qytetarë që pasi nuk arritën t’i kryenin detyrat të zhgënjyer vendosën të kthehen në shtëpi. Megjithatë, disa kanë fatin e të udhëtojnë me ndonjë nga autobusët privat.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tetovë, pensionistët kanë mbetur pa dru për ngrohje

Story i radhës

Broja ende në qendër të vëmendjes

Të fundit nga

ShkoLartë