Autobusët privatë tërhiqen nga bulevardi Ilinden

December 13, 2022
1 minut lexim

Pas 2 javësh protesta, me bllokim udhëkryqesh dhe rrugë të Shkupit, transportuesit e autobusëve privatë u tërhoqën nga bllokadat.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme tha se do t’i presë në bisedime pronarët e autobusëve vetëm nëse më parë largojnë autobusët nga bulevardi Ilinden që janë dislokuar aty prej ditës së premte. Tani që e kanë bërë këtë, transportuesit privatë presin që kryeministri t’i presë në takim për t’u marrë vesh për borxhin gë u ka Qyteti i Shkupit.
Transportuesit privatë kanë bllokuar Shkupin me protestat e tyre prej dy javësh. Javën e kaluar protestat ishin të dislokuar në më shumë lokacione, ndërsa më pas, prej ditës së premte u vendosën që bllokada të vazhdojë vetëm në bulevardin ilinden.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do ta ndihmojë Shqipëria Kosovën me forca policore? Edi Rama befason me përgjigjen!

Story i radhës

​Mosmarrëveshjet në BE për vendosjen e një kufiri të sipërm për çmimin e gazit

Të fundit nga

ShkoLartë