Autobusët e Podujevës nuk e ndalin grevën

March 13, 2025
min lexim

Mëngjesi i zbardhi para objektit të komunës.

Pronarët e autobusëve nga Podujeva i lanë mjetet e tyre para Komunës së Prishtinës, nga mesdita e së mërkurës.

E me të njëjtat kërkesa sikurse një ditë më parë, Shoqata e Transportit të Podujevës ishin edhe gjatë së enjtes.

“Na jemi tu e lyp prej Komunës së Prishtinës veç çka na takon me ligj, na jemi të licencuar prej Ministrisë së Transportit ku i kemi stacionet rend kjo është në kundërshtim me ligjin çka ka bo kjo Komunë, nuk pajtohemi me ta. Këta nuk kanë kurrfarë vullneti me u taku me neve sepse kanë shti bërrylat edhe kanë interesa personale në linjat e reja që i kanë lëshu Tenezdollë- Kozharicë- Sharban. Pasi që aty ka miliona që fitohen çdo muaj e aty është interes i tyre për këtë arsye ata nuk duan të takohen me ne”, tha Mentor Mustafa – nënkryetar i Shoqatës së Transportit të Podujevës.

E sipas tyre, lokacioni që ka caktuar Komuna e Prishtinës nuk është i duhuri.

“Komuna e Prishtinës e ka marrë tjetër vendim pa pëlqimin edhe të Ministrisë së Transportit e pa pëlqimin edhe tonë si Shoqatë e Transportit të Llapit. Ka marr vendim për mos me ardh na në kryeqytet të Prishtinës hiç por mu ndal atje në ‘Bërnicë’ te një vendparkim aty që nuk i plotëson kushtet ai vend parking as kafshët për me i qu aty se jo udhëtarët.03:13-03:30Cka është diçka shumë më keq është se Komuna e Prishtinës e ka bërë këtë për qëllim që na qytetarët e Komunë së Podujevës me i sjell deri aty në vend parking. E nga aty qytetarët e Podujevës me zbrit me hy në autobus të qytetit me pagu edhe një kosto shtesë prej 0.80 cent”, u shpreh Sadat Kurtolli – pronari i një kompanie.

Për këta protestues, Policia e Kosovës shqiptoi edhe gjoba.

“Dje edhe sot jemi gjobit nga dy tiketa i kemi marrë.01:20-01:35

Nuk na interesoi ajo punë le të shkruajnë sa të duan gjoba na nuk ndalemi. Nuk kem na kurrfarë arsye, ose duhet me u ndal krejt me shku me punu diku tjetër e autobusin me shit në otpad ose duhet me i grah qysh u kanë, nuk kemi tjetër mundësi se jemi në humbje”, u shpreh Faik Verbovci.

Nga Komuna e Prishtinë thonë se e gjithë kjo është bërë për një qëllim.

“Vendim i tillë është marrë për me liruar trafikun për në qytet, për me i liruar rrugët e mbingarkuar në qytet sidomos rrugën “ Ilir Konushefci” dhe rrugën “ UCK” janë rrugë që të ngushta është infrastrukturë e cila është kaq sa është. Është e pamjaftueshme dhe është shumë e vështirë”, shpreht Luftar Braha – këshilltari i kryetarit të Prishtinës Përparim Rama.

Sipas tyre, ky vendim vlen për të gjithë transportuesit ndërurban e jo vetëm për ata të linjës Podujevë – Prishtinë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Presidenti Trump: Shpresoj që Rusia të bëjë gjënë e duhur lidhur me Ukrainën

Story i radhës

Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të

Të fundit nga

Barcelona rrezikon dënim të rëndë nga UEFA

Barcelona mund të marrë një dënim të rëndë nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar. Sipas raportimeve të “The Times”, organi mbikëqyrës i UEFA-s për kontrollin financiar të klubeve
sqmken
ShkoLartë