Autobus me defekte transportojnë udhëtarë

May 19, 2022
1 minut lexim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme gjatë një kontrolli të ushtruar në rajonin e Pollogut ndaj automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, është konstatuar se 15 automjete kanë rezultuar teknikisht të parregullta.

“Gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 07.00 deri në ora 12.00 në territorin e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrolli ndaj automjeteve me të cilat kryhet transport publik i udhëtarëve. Në këtë kontroll janë sanksionuar 15 automjete me defekt teknike, prej të cilave 2 me defekte në pajisjet e frenimit dhe 13 me defekte në pajisjet drejtuese.

Të 15 veturat menjëherë janë përjashtuar nga qarkullimi, ndërsa kundërvajtësve iu janë përgatitur urdhërpagesat përkatëse, si dhe 3 kërkesa për ngritjen e procedurës së kundërvajtjes për personat juridikë dhe përgjegjës.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, sërish apelon personat përgjegjës, juridik dhe fizik, që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, me kohë të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve që përdoren për transport publik të udhëtarëve, të rregullojnë dokumentacionin dhe të kontribuojnë për sigurinë dhe përgjegjësinë e tyre për pasagjerët që po transportojnë si dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë të trafikut”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sukses i madh për studentët e UP-së, dalin të parët në garën për siguri kibernetike 

Story i radhës

SPB Tetovë me kontrolle ndaj automjeteve që kryejnë transport publik, gjoba për 15 prej tyre

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë