Austria shkatërron një grup terrorist, udhëhiqej nga 20 vjeçari shtetas i Maqedonisë së Veriut

October 16, 2024
1 minut lexim

 

Në qytetin St. Polten të Austrisë, autoritetet vendase kanë shkatërruar një grup të dyshuar si të lidhur me organizatën terroriste “Shteti Islamik” (IS), të udhëhequr nga një shtetas i RMV-së, 20-vjeçar.

Mediat austriake raportojnë se shtetasi i Maqedonisë është duke vuajtur dënimin me pesë vjet burg, dhe tashmë ishte i njohur për autoritetet për aktivitetet e tij dhe mbështetjen për ISIS-in përmes disa grafiteve pranë stacionit kryesor të trenit në vitin 2023.

“Si rezultat, njeriu u bë i njohur si një nxitës i mbështetjes për Shtetin Islamik,” tha Roland Scherer, kreu i Zyrës Shtetërore të Austrisë për Sigurinë Shtetërore dhe Luftimin e Ekstremizmit.

Ky incident tregon se shtetasi i Maqedonisë jo vetëm që ka mbështetur aktivisht grupin terrorist, por edhe ka rekrutuar anëtarë të rinj.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një austriak 15-vjeçar me prejardhje emigrante, i cili është rekrutuar nga shtetasi i RMV-së.

Autoritetet austriake po vazhdojnë hetimet e tyre.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pa rrymë nesër disa pjesë të Çairit, Ilindenit dhe Sopishtes

Story i radhës

Koalicioni VLEN ka draft-versoin të Ligjit për përfaqësim të drejtë, thotë Rijad Shaqiri

Të fundit nga

ShkoLartë