Nga data 1 gusht, Austria heq karantinën për të infektuarit me koronavirus. Ata nuk do të kenë më nevojë të izolohen, do të mund të lëvizin lirshëm me veshjen e detyrueshme të maskës FFP2 dhe duke mbajtur një distancë prej dy metrash.
Ata do të jenë në gjendje të shkojnë në punë, të ngasin transportin publik dhe të shkojnë në vende publike, por jo në spitale, shtëpi pleqsh, kopshte dhe shkolla.
Rregullorja qëndron në fuqi deri në fund të muajit tetor. Në Austri, ku pritet një valë e re e koronavirusit në vjeshtë, heqja e karantinës është pritur me kritika të shumta. Austriak ishte më së shumti i goditur nga infektimeve me koronavirus dhe kishte masa të rrepta.
Ndryshe, Austria deri më tani ka regjistruar rreth 4.57 milionë raste me koronavirus gjersa kanë vdekur 20278 persona.