Kombëtarja e Turqisë arriti ta sigurojë biletën e fundit drejt çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024.
Turqia e eliminoi sonte Austrinë duke e mposhtur në “Red Bull Arena” të Leipzigut me shifrat 2:1.
Dy golat e shënuar nga mbrojtësi Merih Demiral mjaftuan që ta dërgojnë Turqinë në çerekfinale.
Ishte pikërisht Demiral ai i cili u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes. Ai luajti tërë ndeshjen, duke shënuar dy gola, duke bërë një ndërhyrje dhe bëri plot nëntë rikuperime të topit. Gjithashtu, Demiral arriti shpejtësinë prej 30.9 km/h, ndërsa mbuloi një distancë prej 10 kilometrave në fushë.
Burimi: botasot.info