Australia ka shënuar fitoren e parë në Grupin D të Kampionatit Botëror në futboll.
Australianët triumfuan me rezultat 1:0 ndaj Tunizisë, në takimin e xhiros së dytë.
Futbollisti Mitchell Duke në minutën e 23-të ka realizuar për fitoren e australianëve.
Franca kryeson me 3 pikë por ka një ndeshje më pak, pasojnë Australia me 3, Danimarka me 1 por ka një ndeshje më pak dhe Tunizia është në fund me 1 pikë.
Më 30 nëntor do të takohen: Australia – Danimarka (16.00) dhe Tunizia – Franca (16.00).