Augusto me “përkthyese speciale” në Shqipëri

1 minut lexim

Lojtari i ndeshjes Dinamo-Egnatia, Pedro Augusto, i cili sot është përkthyer nga bashkëshortja e tij Vanesa, ka thënë se ndihet shumë i lumtur në Shqipëri.

Për emisionin “Gol pas Goli”, ai theksoi se ka edhe një vit tjetër kontratë me Egnatian, por në rast se do të ketë një mundësi më të mirë atëherë theksoi se do të largohet.

Si ndihesh në Shqipëri? “Ndihem shumë mirë. Në fillim kam pasur pak probleme, tani jam mirë po përshtatem me Shqipërinë.”

Është më e vështirë të bësh gola apo të shohësh gruan tënde të bëjë përkthyesen? “Është më e vështirë të jesh në një situatë të tillë.”

3 vite kontratë me Egnatian, do qëndroni këtu apo do kërkoni diçka më të mirë? “Kam edhe një vit me Egnatian, do bëj më të të mirën tani që jam te Egnatia, nëse do të kem diçka më të mirë, sigurisht që do të largohem”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Voska Sport dhe Besa nuk diskutojnë fitoret

Story i radhës

Struga Trim Lumi me 3 pikë të plota, për 90 minuta rikthehet në formacion mesfushori Ard Kasami!

Të fundit nga