Gazetarja Klodiana Lala i cilësoi audiopergjimet qe publikoi Arben Ahmetaj një “bombë” me potencial për të prekur nivelet më të larta të qeverisjes.
Ajo kërkoi gjithashtu që institucionet e drejtësisë, veçanërisht SPAK, të hetojnë me urgjencë përmbajtjen e audiopërgjimeve dhe pretendimet që dalin prej tyre.
Lala pretendoi se ndikimi i Ron Yeffet, mikut te Edi Rames ishte aq i madh, sa ai sillej si një “ministër mbrojtjeje”.
“Audiopërgjimet e Ahmetajt ishin një bombë. Mendoj se pas tyre janë shërbime të fuqishme të vendeve partnere evropiane. Flitet për kontakte në paradhomën e kryeministrit, që Shqipëria kishte dalë në shitje dhe se vendi po përdorej për paketim të armatimeve nga jashtë. Mendoj se ka ardhur koha që institucionet e drejtësisë të ngrihen në lartësinë e duhur dhe të hetojnë audiopërgjimet. Në atë që është diskutuar pas publikimeve rezulton se bëhet fjalë për orë të tëra të përgjimeve të izraelitit Ron Yeffet, mikut personal të kryeministrit. Është kompania Timak Defense, KAYO kompania shtetërore. Ron Yeffet shkonte deri aty sa e konsideronte veten ministër të mbrojtjes”, u shpreh Lala mes të tjerash.
Burimi: botasot.info


