boshkoviq nuk besoj se zgjedhjet ne serbi do te kalojne qete nuk do tme surprizonte nese vuciq ben kaos 6aa2b630e23a0

​Boshkoviq: Nuk besoj se zgjedhjet në Serbi do të kalojnë qetë, nuk do t’më surprizonte nëse Vuçiq bën kaos

September 10, 2026
min lexim

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes “Srbija centar” (SRCE), Petar Boshkoviq, ka deklaruar sot se nuk beson se zgjedhjet nw Serbi do të kalojnë qetë, duke theksuar se urimi për zgjedhjet, diçka që më parë e kishte paralajmëruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një shtet normal do të duhej të nënkuptohej.

„Më parë jam i prirë të mendoj se ai do të bëjë një nga performancat e tij. Prandaj edhe kam thënë se nata nuk do të jetë e qetë dhe nuk do të më surprizonte nëse bën kaos, sepse këtë tashmë e kemi parë. Falangat e dhunuesve dhe gjithçka tjetër – ai i kontrollon ato. Qytetarët, opozita dhe studentët kurrë nuk kanë pasur një notë dhune në vete“, ka thënë Boshkoviq për televizionin Nova, shkruan N1.

Sipas fjalëve të tij, po të kishte menduar Vuçiq për interesat shtetërore dhe kombëtare, para një viti e gjysmë do të ishte vendosur një qeveri kalimtare, do të ishte formuar REM-i dhe do të ishin kontrolluar listat e votuesve.

Duke folur për formimin e koalicionit pro-evropian në të cilin janë SRCE, Partia e Lirisë dhe Drejtësisë (SSP) dhe lëvizja Solidarnost, Boshkoviq ka theksuar se ky format ka mundur të jetë edhe më i madh.

„Mirëpo, kush nuk është, bën edhe pa të. Ne vazhdojmë tutje të gatshëm, për arsyen e thjeshtë se një lepezë e gjerë njerëzish në Serbi është vërtet e orientuar pro-Evropës“, ka deklaruar ai.

Ai ka paralajmëruar se gjithsesi do të ketë bashkëpunim teknik të listave opozitare sa i përket ruajtjes së kutive të votimit dhe kontrollit të zgjedhjeve sepse, siç ka theksuar, „kemi një armik të përbashkët“.

Ai ka paralajmëruar se Vuçiq „e mban dorën mbi gjithçka, nga policia, listat e votuesve, REM-i dhe gjithçka tjetër, kështu që kushtet e zgjedhjeve janë vërtet të vështira, më të vështira se në ato të mëparshmet, por është mirë që po ndryshon kontrolli i zgjedhjeve“.

„Tani nuk do të mundet ashtu, sepse të gjithë pjesëmarrësit që janë nga kjo ana tjetër, e jona, e këtu mendoj edhe për studentët si anën më të fortë opozitare, do të kujdesen shumë për kontrollin. E ne këtë vërtet e dimë dhe mund ta bëjmë, këtë e kemi treguar në zgjedhjet lokale, ku kemi bashkëpunuar, kështu që unë pres zgjedhje mjaft ndryshe sepse sytë do të jenë syhapët sa i përket vjedhjes dhe gjithçkaje tjetër“, ka theksuar Boshkoviq.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

audiopergjimet e ahmetajt ishin nje bombe pazaret per trafikun e armeve klodiana lala ron yeffet e konsideronte veten minister te mbrojtjes 6aa2b5cfeb708
Lajmi i mëparshëm

“Audiopërgjimet e Ahmetajt ishin një bombë”- Pazaret për trafikun e armëve, Klodiana Lala: Ron Yeffet e konsideronte veten ministër të Mbrojtjes!

billy joel zbuloi se iu nenshtrua nje operacioni ne tru nuk isha i qendrueshem ne kembe 6aa2b6ff7ed28
Lajmi i radhës

Billy Joel zbuloi se iu nënshtrua një operacioni në tru: Nuk isha i qëndrueshëm në këmbë

Të fundit nga

ShkoLartë