Audio skandaloze e Billy Ray Cyrus, ja si reagoi vajza e tij, Miley

min lexim

Billy Ray Cyrus është në qendër të mediave pas ofendimit të rëndë që bëri ndaj familjes së tij, duke përfshirë vajzën e tij, fituese të çmimit Grammy, Miley Cyrus.

Audioja skandaloze e Billy-t, e disponueshme nga Daily Mail, ishte një bisedë me ish- gruan Firerose, ku ai dëgjohet duke e quajtur atë memece dhe ‘egoiste’.

Këngëtari i Old Town Road jo vetëm që ofendoi gruan e tij të dytë, por edhe gruan e tij të parë, Tish Cyrus dhe vajzë Miley.

“Nuk ka asnjë justifikim, kurrë, që një baba ta quajë vajzën e tij ashtu. Çdo ndjenjë respekti që Miley kishte për babanë e saj është zhdukur. Ai është i vdekur për të,” tha burimi në media.

Miley më parë ndaloi së foluri me Billy pasi ai bëri kërkesë për divorc nga Tish Cyrus në vitin 2022 pas 28 vitesh martesë.

“Sinqerisht, Miley nuk është i befasuar që këto fjalë dolën nga goja e tij,” tha një burim i brendshëm.

Një burim tjetër tha: “Miley nuk është e interesuar për atë që Billy Ray ka për të thënë për të, nënën ose vëllezërit e motrat e saj. Miley është e pavarur dhe ajo refuzon të lejojë që babai i saj, apo ndonjë mashkull, t’i thyejë zemrën.

Një burim i tretë i brendshëm pohoi, “Billy po përpiqet të thotë se ajo që ai tha për Miley-n, duke e ofenduar, ishte jashtë kontekstit.”

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Peaty pranë legjendës Phelps

Story i radhës

Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë

Të fundit nga