Audi prezanton SUV-ët e rinj luksozë elektrikë

min lexim

Audi prezantoi ditën e sotme makinën e tetë nën brendin e-tron të makinave elektrike që kur filluan prodhimin e tyre në 2018-ën.

Pas disa muajsh informacione të rrjedhura e foto, zyrtarisht kompania hodhi dritë mbi modelin më të fund elektrik luksoz Q8 e-tron.

I disponueshëm për të blerë nga Pranvera e ardhshme, Q8 e-tron dhe versioni i saj Sportback do të vinë në tre konfigurime motorësh AWD: Q8 50, Q8 55 dhe SQ8 që qëndron në krye të linjës.

Modeli bazë ka 335 kuaj fuqi dhe i duhen 6 sekonda për të arritur shpejtësinë 0-100km/h. Përshkon një distancë maksimale prej 492km me një karikim të vetëm me variantin Sportback që arrin deri në 503km.

Modeli Q8 55 prodhon 402 kuaj fuqi dhe përshkon 580 kilometra me një karikim. Varianti Sportback përshon 600km.

Në krye të linjës qëndron SQ8 e-tron me 469 kuaj fuqi dhe distancë prej 494km për modelin bazë dhe 513km për Sportback.

Linja e re e-tron ka motorë elektrikë më efikase sesa modelet e kaluara. Q8 hyn në segmentin e makinave luksoze pajisur me funksionalitete të avancuara teknologjike nga asistimi i drejtuesit tek radarët me pesë sensorë, kamera optik dhe marrës tingujsh ultrasonikë.

Makinat dalin në shitje nga 74400 euro dhe tregun i parë i debutimit do të jetë Gjermania. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

7 hapa për të pastruar mushkëritë në mënyrë natyrale

Story i radhës

Ushtari britanik vritet në Ukrainë

Të fundit nga