audi nderpret eksportet ne shba 67f4d766811a5

Audi ndërpret eksportet në SHBA

April 8, 2025
1 minut lexim

Ndryshe nga shumë prodhues të tjerë gjermanë të automobilëve, Audi nuk ka fabrika të vetat në SHBA. Të gjitha automjetet Audi për tregun amerikan dërgohen në SHBA prej Gjermanisë dhe disa vendesh të tjera.

Tani kompania Audi i ka ndaluar të gjitha dërgesat për në SHBA. Arsyeja janë tarifat doganore të vendosura  javën e kaluar për mbarë botën nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas një raporti të portalit Automobilwoche vendimi i Audit vlen për të gjitha automjetet e porositura në SHBA pas datës 2 prill. Automjetet e markës Audi që kanë mbërritur në SHBA para kësaj data do t’u dorëzohen klientëve sipas planit.

Portali Automobilwoche i referohet një letre të brendshme që u është drejtuar tregtarëve me pakicë të automjeteve në SHBA. Këtë e ka konfirmoi tani edhe një zëdhënëse e kompanisë Audi.

Strategji të reja tregtimi

Kompania Audi i dërgon automjetet e saj në SHBA nga Gjermania, Hungaria dhe Sllovakia. Po ashtu në Meksikë prodhohet modeli “Q5” – që është bestseller në SHBA.

Aktualisht kompania Audi ka në magazinat e saj në SHBA më shumë se 37,000 makina Audi. Këto automjete nuk preken nga tarifat e reja. Për këtë arsye ato do të pajisen me një shënim të posaçëm kur të shiten.

Kompania Audi po mendon tani se si t’u sigurojë shitësve me pakicë mundësi dhe impulse të reja për shitjen e makinave Audi që gjenden në magazina në SHBA.

Po ashtu kompania po analizon mënyra se si mund të minimizohet ndikimi i tarifave të reja doganore tek klientët dhe partnerët tregtarë./DW

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

bayern inter formacionet e mundshme 67f4d6782d8fa
Story i mëparshëm

​Bayern-Inter, formacionet e mundshme

bisedimet e reja per ukrainen theksojne percarjet mes shba se dhe evropes 67f4d9fcbc86f
Story i radhës

Bisedimet e reja për Ukrainën theksojnë përçarjet mes SHBA-së dhe Evropës

Të fundit nga

Alpi gjendet shëndoshë dhe mirë

Alpi i cili ishte raportuar i zhdukur është gjetur shëndoshë e mirë. Për kërkimin e Alpit ishin angazhuar njësiti K-9 i Policisë, FSK-ja, ekipe të kërkim shpëtimit dhe shumë qytetarë. Ende nuk
ShkoLartë