Aubameyang rrezikon

min lexim

Pasi u shkarkua Thomas Tuchel si trajner i Chelsea-t, është e pashmangshme të mos mendohet për figurën e Pierre-Emerick Aubameyang. Gabonezi u largua nga Barcelona dhe u bashkua me Chelsea-n në orët e fundit të merkatos së verës.

Prania e Tuchel në Londër e motivoi vendimin e Aubameyangm për t’u bashkuar me Chelsea-n, pasi sulmuesi shijoi një nga periudhat e tij më të mira në futboll, te Dortmund nën drejtimin e teknikut gjerman.

Vendosja sërish nën komandën e Thomas Tuchel ishte një motiv shtesë, për një lojtar që kërkon të rikthejë vitet e tij të arta.

“Kemi pasur momente të mira në Dortmund, jam shumë i lumtur që luaj sërish për të”,-tha lojtari pas kalimit te Chelsea, por e vërteta është se ai luajti vetëm 59 minuta në fushën e blertë, pikërisht në disfatën e ngushtë ndaj Dinamo Zagrebit në Champions League.

Tuchel nuk do të jetë më në krye të stolit Chelsea-t dhe Aubameyang ka mbetur në një situatë ku nuk e di se çfarë do të ndodhë me të dhe i trembet shumë një skenari të njëjtë me atë që e bëri të largohej nga Barcelona, pra qëndrimit në stol.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Elon Musk kërkon shtyrjen e gjyqit me Twitter pas daljes së informatorit Peiter Zatko

Story i radhës

U arrestua për trafikim armësh, Fjolla Morina rrëfen eksperiencën e saj në burg: Nuk mund ta quaj…

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424