Aubameyang: Është e trishtueshme, ishte një javë e çmendur!

September 15, 2022
1 minut lexim

Pierre-Emerick Aubameyang u transferua te Chelsea në limitin e merkatos së verës teksa sulmuesi gabonez ishte i lumtur nga ideja për të punuar sërish me trajnerin Thomas Tuchel, teksa të dy kishin krijuar një raport të mirë nga koha e Borussia Dortmund.

Por, nuk ishte e thënë që palët të bashkëpunonin gjatë pasi Tuchel u shkarkua si pasojë e një starti negativ të sezonit. Së fundmi, gabonezi ka “thyer” heshtjen ndërsa thekson se ende nuk ka mundur të flasë me teknikun gjerman.

“Të gjithë e njohin shumë mirë marrëdhënien time me Tuchel, për mua është gjithnjë e trishtueshme kur dikush largohet nga klubi. Nuk pata mundësi të kaloja shumë kohë me Tuchel, ishim bashkë vetëm për pak ditë.

Por, kur luan futboll duhet të mësohesh shpesh me të tilla situata pasi gjatë një sezoni janë largimet ndodhin.

Mendoj se ai ishte pak i frustruar dhe i trishtuar, do të mundohem të flasë sa më shpejt të jetë e mundur me të. Ishte një javë e çmendur për ne këtu te Chelsea, por duhet ta kalojmë dhe të përshtatemi shpejt”, u shpreh Aubameyang.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xhaferaj: Largimi i qytetarëve nga Shqipëria është situatë alarmante, vetëm qeveria nuk shqetësohet

Story i radhës

Kërkesat e njëanshme të SBASHK-ut, dëmtuan rënd procesin mësimorë, si dhe përdhosën dinjitetin e mësimdhenësve tanë..!?

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë