FC “Shabani” është kampion në turneun tradicional të Mërgimtarëve në futboll të vogël.
FC “Shabani” ngadhënjeu me rezultat 1:0 ndaj ekipit “Hajdari”.
Finalja mes ekipeve “Shabani” dhe “Hajdari” u karakterizua me lojë të fortë dhe rivalitet deri në sekondën e fundit.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ia dorëzoi kupën Leutrim Shabanit
Atmosfera ishte madhështore edhe në tribuna, mbi një mijë shikues, u kënaqën me lojën që dëshmuan të dy ekipet në finale.
Pas shumë orvatjeve qoftë të njërit ekip dhe palës tjetër, nuk u shënua më shumë se një gol.
Tifozët e shumtë
Finalen e vendosi një gol.
Lojtari Leart Shabani, me një angazhim të pashoq me bashkëojtarët e tij, ia dolën që ta mposhtin FC “Hajdarin”.
Autor i golit është Leart Shabani, duke sjell gëzim të papërshkrueshëm në mesin e shumë tifozëve.
Leart Shabani me dinakërinë e tij tundi portën e skuadrës rivale, gol që rezultoj i artë për të triumfuar në finalen e madhe.
FC “Shabani” është kampion për herë të tretë rresht, në një turne shumë të fortë, ku enkas (mërgimtarët tanë) kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca etj. për të luajtur për ekipet e tyre.
Pjesëmarrësit janë të kënaqur me organizimin, shikueshmërinë e madhe dhe cilësinë e lojës që dëshmuan ekipet.
Kapiteni Leutrim Shabani me shokë festuan titullin e trefishtë.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ia dorëzoi kupën Leutrim Shabanit, kapiten i FC Shabanit,
Fakt tjetër interesant është se morën pjesë 10 ekipe edhe të kategoria e kadetëve, ku u takuan mes vete në paralojë për aq dita sa ka zgjatur turneu.
Ky turne organizohet për çdo vit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe nuk ka vend as për një gjilpërë për nga interesimi i madh që mbretëron nga ana e tifozëve.
Varoshi edhe këtë vit ishte qendër e lojës së magjishme të futbollit të vogël.
Varoshi edhe këtë vit dha provimin e organizimit shembullor të turneut në nderim të Mërgimtarëve.
Nënkryetari i fshatit, Habib Krosa, së bashku me Besart Shabanin dhe stafin organizativ të turenut, janë përkujdesur maksimalisht që turneu të shkoi ashtu si i ka hije..
Burimi: botasot.info