Atmosfera në Shkup sikurse në zyrën e Arsovskes e zymtë, e paaftë në çdo sferë!

December 25, 2024
min lexim

Shkup, 25 dhjetor – Festat e fundvitit kërkojnë përgatitje skenike asisoj saqë të reflektojë periudhën e mbylljes së një viti në formën më të mirë të mundshme. Kjo ndikon dukshëm edhe në psikologjinë e qytetarëve, që nuk do mend që pamjet dekoruese e shtojnë nevojën e qytetarëve për ta thyer monotonin e zakonshme, që shpesh herë shpien në faza të lehta depresive deri tek ato më të rëndat. Kryeqyteti i vendit është vendi më i frekuantuar si nga turistët ngjashëm edhe nga banorët nga gjitha anët e vendit, por për fatin e keq të qytetarëve kryeqyteti sot po udhëhiqet nga një keq menaxhuese që ka dështuar në çdo sferë. Arsovska e paaftë edhe për ta dekoruar qytetin, shkruan Zhurnal.

Arsovska nuk bëri asgjë, nuk po mundi të dëshmojë aftësi as në dekorimin e kryeqytetit –

Qytetarët që shpëtuan nga qentë endacak thonë se qendra e kryeqytetit duket e zymtë dhe e dekoruar në mënyrë shumë modeste ndërsa kujtojnë kohen kur Shkupi krahasohej me shumë kryeqendra rajonale. A është mjaftueshëm i dekoruar Qyteti këtë vit?

“Mesatarisht. Si e mbani mend më herët? Nëse flasim para 5 apo 6 vitesh më mirë ishte por vitet e fundit është pak i dekoruar dhe do shohim si do jetë këtë vit”, tha një qytetar për Alsat.

“Kjo u duket e dekoruar? Për mua dikur ishte me i zbukuruar, unë jam nga Manastiri. Si është atje këtë vit? Unë kam lindur në Shkup, kam jetuar 18 vite. Shkupi nuk e ka atë që e mbaj mend unë. Shkupi e ka humbur shpirtin, ja shikoni këtë, mua me ngulfat kjo. Asnjëherë nuk ka qenë kështu. Këtu njerëzit kanë shëtitur të lumtur por tani më nuk janë për fat të keq”, shtoi një qytetar tjetër për Alsat.

Atmosfera e vetme që mbizotëron gjatë mbrëmjes është ajo që lypsarët janë shndërruar në artistë të rrugës dhe zbavitin vizitorët e Shkupit.

“Ka qenë më i bukur se tani dhe më keq, është relative dhe varët nga momenti. Në krahasim me kryeqytet tjera si është? Nuk është mjaftueshëm dhe varet se me kënd e krahasojmë”, tha një qytetar.

“A është i zbukuruar qyteti i Shkupit? Jo”, tha një qytetare.

Qyteti i Shkupit, ende nuk ka dalë zyrtarisht që të informoj se sa janë shpenzuar për dekorimin e kryeqytetit për Vitin e Ri dhe se çfarë manifestimi do të ketë në qendër të Shkupit për të pritur Vitin e Ri, 2025.

Nata e ndërrimit të motmotëve nuk ishte e zakonshme në Shkup në vitin që lamë pas–

Shqiptarët e Shkupit janë mësuar me anashkalimin që u bëhet në kontinuitet nga kryetarja e qytetit, Danella Arsovska. Me diskriminim e filluan vitin dhe me diskriminim e mbyllën. E po me të njëjtin avaz shkoi edhe viti 2024

Qyteti i Shkupit së bashku me Odën e Industrisë së Muzikës për të pritur vitin që po e lëmë pas 2024 kishte organizuar festë  për të gjitha gjeneratat në sheshin e qytetit në Shkup, por jo edhe për të gjithë qytetarët. Kjo kuptohet kur interpretuesit e përzgjedhur duhej të plotësonin një kusht të ishin maqedonas. Ata ishin Tin Camp, Skopje Lejdis Orkestra, Pauza za rakija, Trinity Strings, Slatkar, Dario, Merak Meana me Suzana Gavazova, Vlatko Miladinovski, Stojne Nikolova, Dushko Georgievski dhe Blaga Petresca.

Nga kjo kuptohet lehtë që përkundër audiencës që kishte mjaftueshëm shqiptarë në skenë që të gjithë ishin maqedonas.

Danella Arsovska e vazhdoi skandalin duke u imponuar në skenë –

Skena në qendër të qytetit të Shkupit ishte përgatitur për të performuar grupe këngëtarësh të lartpërmendur për të festuar momentet e fundit të vitit që lamë pas dhe për të pritur vitin e Ri. Por, kur organizatorët filluan të përmendin përkrhaësit e atij manifestimi në krye të listës ishte qyteti i Shkupit, dhe pikërisht në këtë moment kryetarja u ngjit në skenë.

Paraqitje e Arsovskës në skenë ishte e pahijshme dhe e panevojshme sepse më shumë i ngjante një imponimi të pakushtëzuar në skenë për të dalë ballë numrit të madh qytetarëve që ishin prezent krejtësisht për arsye të tjera.

Të paktën atë natë ka qenë e rrugës që qytetarët mos të dëgjojnë për politikë dhe të shijojnë secilin moment, por atë natë feste nuk pati durim Arsovska. Nga qytetarët e pranishëm në audiencë për Zhurnal u shprehën se ishte gjesti më irritues paraqitja e Arsovskës në skenë.

“Derisa po shijonim muzikën dhe atmosferën e ngrohtë të dimrit e natës së ndërrimit të motmotëve në skenë në mesin e këngëtarëve u paraqit kryetarja që gjatë gjithë vitit nuk është interesuar për neve, tani shfrytëzon momentin të del para nesh për të na uruar vit të mbarë” tha qytetari për Zhurnal pjesëmarrës në festën e organizuar në Shkup, (31 dhjetor 2023).

Të njëjtin mendim kishte edhe një qytetar tjetër që e pa si keqpërdorim të momentit. Në prononcimin e tij për Zhurnal qytetari tha që gabimi qëndron tel organizatorët që ia dhanë mundësinë për të ngjitur në skenë.

“Unë mendoj që paraqitja e saj para nesh atë natë ishte shumë tendencioze për tu imponuar dhe aspak e nevojshme. Por, për këtë sipas meje fajin e kanë organizatorët që gjithë përkrahjes e qytetit të Shkup e kontributin tonë si tatimpagues ia destinojnë një individi që në këtë rast është Danella Arsovska”, tha qytetari tjetër për Zhurnal.

Megjithatë, e akuzuara për posedim të shtetësisë Bullgare, tash më në krye të qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, fituese e zgjedhjeve lokale me ndihmën dhe përkrahjen e pa rezervë nga dy partitë politike shqiptare që ishin në koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Këto dy parti politike i besuan Arsovskës, votuesit i besuan partive, por ky besim i dyfishtë sjelli zhgënjim të shumëfishë për shqiptarët nga kjo kryetare që nuk i përfill shqiptarët askund.

Kujtojmë që, Danella Arsovska ka dështuar thellësisht me realizimin e premtimeve në vendbanimet shqiptare, prandaj ajo po del të jetë edhe më e dobët sesa kryetari para saj, Petre Shilegov. Qytetarët kishin nevojë për ndryshim prandaj edhe e ndryshuan bartësin e ndryshimeve, por fatkeqësisht gjendja vazhdon të mbetet e njëjta. Arsovska përpos që nuk ka bërë asgjë, ajo gjatë kësaj periudhe ka rënë në kontraditë shpesh me vendimet e saja, që nuk u bë rahat me drejtorët, kur i emëron i prezanton si prurje fantastike dhe njerëz të duhur, muaj më vonë i shkarkon duke i cilësuar si jo të duhur. Tani kjo është shenjë shumë e qartë që tregon se Arsovska nuk ia ka idenë menaxhimit. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Del lista e popujve me penisin më të madh në botë, ja ku renditet Shqipëria

Të fundit nga

ShkoLartë