Gjermania Alica Schmidt, e cila konsiderohet si atletja më seksi në botë, ka sfiduar yllin e futbollit Erling Haaland, në garën e 400 metrave, pasi më parë kishte mposhtur gjermanin Mats Hummels.
Alica Schmidt ka fituar dy medalje europiane për të rinjtë në stafetën 4×400 metra. Megjithatë, ajo ka edhe një karrierë si modele, ndërsa në rrjetet sociale ndiqet nga më shumë se 4 milionë persona.
Në anën tjetër, sulmuesi i Manchester City-t është një yll në rritje teksa sezonin e fundit realizoi 53 gola në 52 ndeshje me kampionët në fuqi të Europës.
Schmidt, tashmë 24 vjeçe, përfaqësoi Gjermaninë në Kampionatin Botëror që u mbajt në Budapest. Ajo është shprehur se mund ta mposht norvegjezin në garën e 400 metrave, por ka dyshime në 200 metra.
“Unë mendoj se në 400 metra mund ta mposht. Në 200 metra do të ishte e vështirë.
Megjithatë, do të isha e lumtur nëse do të pranonte të garonte me mua. Unë jam gati. Eja dhe e provojmë kush është më i shpejti”, ka thënë bukuroshja gjermane për gazetën norvegjezë Dagbladet.