Adama Traore e ka humbur shkëlqimin e para dy viteve, por sërish për spanjollin ka klube me pretendime që interesohen.
Sulmuesi anësor i Wolves është lakuar si një objektiv i italianëve të Napolit, që tashmë kanë konkurrencë.
Atletico Madrid është futur në garë për shërbimet e Traore, të cilit i përfundoi kontrata me klubin anglez në fund të muajit qershor.
Futbollisti 27-vjeçar, produkt i Barcelonës, e mirëpret një rikthim në La Liga dhe tashmë Atletico duhet të formalizojë ofertën në drejtim të tij.
Këtë sezon Traore me Wolves ka shënuar vetëm një gol në 21 ndeshje në Premier League.