Atletico Madridi pas humbjes befasuese me 0:1 nga Levante, sot është këndellur dhe e ka deklasuar me rezultat 3:0 Osasunën vendase.
Atletico Madridi nuk ka lejuar të bëjë gabime sikur në sfidën paraprake, por ka mobilizuar radhët dhe importoi tre pikë të mëdha.
Futbollistët Joao Felix (3′), Suarez (59′) e Corrra (89′) shënuan për fitoren e thellë.
Pas javës së 25-të të kampionatit spanjoll, Atletico zë vendin e katërt me 42 pikë e Osasuna është e nënta me 32.