Trajneri Shaban Ramadani me atletët Muhamet Ramadani dhe Alaudin Suma, zhvillojnë përgatitjet me intensitet të shtuar në Turqi.
Kampioni i Evropës U-20 në hedhjen e gjylës, Muhamet Ramadani, punon edhe me trajnerin kroat Ivica Jakeliq.
Stërvitjet shkojnë sipas planit, njofton Shaban Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Muhamet Ramadani
Synimi i tyre është që të përgatiten sa më mirë për sfidat e ndryshme ndërkombëtare që i presin në vitin 2022.
“Ivica Jakeliq, është duke na e mbajtur stërvitjet.
Ai është një ndër trajnerët më të mirë në botë për disiplinat teknike.
Këtë na e ka mundësuar KOK-u dhe Federata Atletike e Kosovës, për me mundur me e rritur përformancën”, tha trajneri Ramadani.