“Atje të gjithë punojnë, këtu sillen poshtë e lartë, nuk i kuptoj pse”, mërgimtari kritikon të rinjtë në Kosovë

July 28, 2023
1 minut lexim

Mërgimtari Ali Dreshaj, sa herë vjen në Kosovë, pjesën më të madhe e kalon në fshatin Kuqishtë.

Ai, tregon se vite më parë, kur mërgimtarët vinin në vendlindje, të gjithë i vizitonin, ndërsa tani sipas tij, kohët kanë ndryshuar.

“Përpara kur ke ardh, kanë ardh me të vizitu kojshia, njerëzit e afërt, e tash nuk i intereson kujt a erdhe a shkove”, tregon Aliu.

Ai thotë se në vendet perëndimore, të gjithë mërgimtarët punojnë, ndërsa këtu, sipas tij, njerëzit nuk punojnë sepse duan të pasurohen shpejtë.

“Atje shumica punojnë. Këtu, shumica kanë mbetë pa punë, sillen poshtë e lartë, po kënaqen me jetën, nuk e kuptoj pse. Kanë mundësi me punu, por duan para shumë në start, e ashtu nuk ka kërkund, gjithkund duhet me ia nisë prej zeros, ngadalë, ngadalë edhe me arritë atë ciklin ku është”, thotë Aliu.

Mërgimtari tregon se në fillim, kur kishte dalë jashtë vendit e kishte të vështirë për shkak se nuk e dinte gjuhën, por me kalimin e viteve, tani bënë një jetë normale atje.

“Atje nuk e kam pasë të lehtë kur kam shku sepse është dashtë me e ba një punë të thjeshtë, për shembull me pak para, gjuhën s’e kam ditë, por ngadalë, ngadalë, duke e mësu gjuhën, tu e kërku një punë më të mirë, tu e mësu një profesion, tani e kam një jetë normale”, tregon mërgimtari Ali Dreshaj.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dëmet që la zjarri në Fier, tre banesa, ullishte dhe vreshta të bëra hi

Story i radhës

Arrihet marrëveshja, Sadio Mane do t’i bashkohet Al-Nassr

Të fundit nga

ShkoLartë