atiq shtyn afatin ua vendos institucioneve serbe ne dere vendimin per leshim objekti deri me 8 shtator 64e8d37cb45ac

Atiq shtyn afatin, ua vendos institucioneve serbe në derë vendimin për lëshim objekti deri më 8 shtator

August 25, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, e ka shtyrë afatin për lëshimin e objektit për institucionet serbe që vazhdojnë funksionimin e tyre në “Lagjen e Boshnjakëve”.

Në derën e këtij objekti, është ngjitur edhe vendimi i kryetarit Erden Atiq, në të cilin kërkohet lirimi i objektit deri me datën 8 shtator 2023.

Sipas vendimit të parë të Atiq, serbët që punojnë në këtë objekt do të duhej ta lëshonin atë qysh sot, megjithatë kjo gjë s’ka ndodhur dhe është shtyrë për 2 javë.

Ky vendim i institucioneve lokale të Komunës së Mitrovicës Veriore është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Nga SHBA kanë dalë kundër një vendimi të tillë duke rikujtuar se në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të shmangen veprimet që mund të rikthejnë tensionet apo që mund të perceptohen si nxitëse për eskalim të situatës.

MARKETING

RENT A CAR

alarmon ld ja nje familje shqiptare nga gostivari u maltretua per 20 ore ne serbi sepse femija ka pasur veshur bluze me shqiponje 64e8cf8594daf
Story i mëparshëm

Alarmon LD-ja: Një familje shqiptare nga Gostivari u maltretua për 20 orë në Serbi, sepse fëmija ka pasur veshur bluzë me shqiponjë

si ta jetoni jeten me me pak shqetesime 64e8d37f46d88
Story i radhës

Si ta jetoni jetën me më pak shqetësime

Të fundit nga

ShkoLartë