Atifete Jahjaga dhe Emina Çunmulaj dhurojnë donacion për ‘Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave’ në Drenas

Ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe modelja e famshme shqiptare, Emina Çunmulaj, sot kanë vizituar “Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave” në Drenas, meqë rast edhe kanë ndarë një donacion për një grup të caktuar të grave të kësaj qendre.

Sipas një njoftimi për media ky donacion i dhuruar nga “Emina’s Hand” dhe Fondacioni Jahjaga u dha qëllim që tu lehtësojë veprimtarinë e këtyre grave.

“Gjithmonë për gratë!

Bashkë me Znj. Emina Çunmulaj vizituam sot në Drenas “Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave”.

Përmes Fondacionit të saj “Emina’s Hand” Znj. Emina dhe me ndihmën e Fondacionit Jahjaga ndau një donacion për një grup të caktuar të grave me qëllim që tu lehtësojë veprimtarinë e tyre.

Forca e gruas është e pathyeshme! Çdoherë në ndihmë të së ardhmes së shoqërisë, gruas”, thuhet në shkrimin e Jahjagës në facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Samaras: Mitsotakis të tërhiqet nga Marrëveshja e Prespës dhe t’i vendos veto Maqedonisë së Veriut

Story i radhës

Hoxha: Loja mes Austrisë dhe Turqisë ka qenë më e mira deri tash në kampionat

Të fundit nga