Athletic Bilbao me president të ri

1 minut lexim

Athletic Bilbao ka zgjedhur presidentin e ri të ekipit.

Në krye të një prej klubeve më të veçantë në botë, është zgjedhur Jon Uriarte (10979 vota), i cili triumfoi përballë emrave si Inaki Arechabaleta (7927) dhe Ricardo Barkala (4262).

Sipërmarrësi 44-vjeçar do të drejtojë klubin bask për katër vitet e ardhshme. Uriarte ka zgjedhur edhe trajnerin e ri të skuadrës, i cili do të jetë Ernesto Valverde.

58-vjeçari qëndron pushim prej janarit të vitit 2020, kur u shkarkua nga Barcelona. Valverde, i cili ka një eksperiencë të madhe në stol, do të nisë aventurën e tretë si teknik i Athletic Bilbao.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aktivisti i dalluar i Besës e pranon: BDI-ja fiton 11 këshilltarë dhe merr këshillin e Tetovës (FOTO)

Story i radhës

Mësohet arsyeja e ndarjes së Kendall Jenner dhe Devin Booker

Të fundit nga