“Atentati politik u realizua nga Rama”- PD: Porositë iu dhanë informatorit të policisë për goditjen e Berishës!

December 6, 2022
min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, mbajti mbrëmjen e kësaj të marte një konferencë për shtyp në selinë e PD-së në lidhje me sulmin ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Noka akuzoi si organizator të sulmit kryeministrin Rama, ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe kreun e AMP-së Ardi Veliu.

Sipas tij plani i qeverisë ishte që me plagosjen e liderit të opozitës të mos mbahej protesta e thirrur në ditën e Samitit BE- Ballkani Perëndimor.

Gjithashtu një qëllim tjetër sipas Nokës ishte dhe acarimi i simpatizantëve të PD-së dhe shkaktimi i dhunës gjatë protestës për ta paraqitur opozitën si një forcë antievropiane dhe të dhunshme.

“Pak orë nga agresioni është e qartë se pas atentatit politik dhe të pabesë ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, fshihet Edi Rama, Blendi Çuçi dhe Ardi Veliu. Informatori i Policisë është porosia direkte e pushtetit. 

E gjitha ishte organizuar si skenar i pushtetit me tre qëllime:  

Së pari, plagosjen e Sali Berishës me qëllim mbylljen e gojës së liderit të opozitës, dhe rrjedhimisht shqiptarët të mos kishin zë sot.

Dhe së dyti, acarimin e mbështetësve të Partisë Demokratike dhe të opozitës, në një shkallë që do i shtynte ata përtej arsyes, dhe drejt dhunës përplasjes me policinë. 

dhe së treti shmangien e Berishës dhe opozitës si interlokutor dhe shpalljen e tij dhe PD si forca destabilizuese dhe anti-europiane. 

Gjatë gjithë javës pushteti u munduan të pikturonte me ngjyrat e Rilindjes, ekran më ekran, nëpërmjet skllevërve të pushtetit, një opozitë të dhunshme. 

Por skenari ju mbeti përgjysmë. Për tu hakmarrë për këtë fakt, pasi gjakosën liderin e opozitës, Cuci me porosi të Ramës dha urdhër të shpalleshin në kërkim dy demokratë, që u munduan të neutralizonin informatorin e future të Policisë.

Për të kuptuar se agresori ishte njeriu i partisë, i lëshuar rrugëve të Tiranës në kërkim të gjakut, mjafton besoj fakti se akoma pa u realizuar atentanti, doli nga zyra e Fugës dhe Cucit, akt-ekspertiza false ku sulmuesi konsiderohej me problem mendore.

Probleme mendore ka vetëm një person dhe ai quhet Edi Rama. Një hakmarrës serial, siç e pohon vetë në librin “Kurbani”, dhe një gjenerator i kriminalizimit të politikës.

Me dhunën e korrupsionit ka blere votat, me dhunen e papunësisë ka përzënë shqiptaret nga shtëpitë e veta, me dhunën e varfërisë mban veten ne pushtet. Me dhunën fizike kërkon te hakmerret ndaj opozitës. Llogaritë i ka bërë gabim”, tha Noka.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Portugali – Zvicër, Shaqiri apo Ronaldo? Xhaka – kapiten

Story i radhës

Nga kokoshkat tek çokollata, këto janë ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë

Të fundit nga

ShkoLartë