Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Vlorës, ku u ekzekutua 41-vjeçari Leartiad Keka (Lekaj).
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton ndaj viktimës u qëllua me dy armë. Dyshohet se një nga armët ka qenë pistoletë.
Nga ekspertiza, mësohet se plagët janë shkaktuar nga dy armë të ndryshme. Arma kallashnikov u gjet në automjetin e djegur.
Në automjet kanë qenë tre persona. Në trupin e viktimës janë gjetur gjashtë plumba në trup dhe kokë që i kanë shkaktuar vdekjen.