atentati ne lunder gazetarja agresoret te pozicionuar mes ferrash jane hedhur plumba pafund 6806b19604d63

Atentati në Lundër/ Gazetarja: Agresorët të pozicionuar mes ferrash, janë hedhur plumba pafund

April 21, 2025
1 minut lexim

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje lidhur me atentatin në Lundër, teksa shprehet se të rinjt vinin nga festa e ditëlindsjes së 11-vjeçarit të plagosur, i cili po lufton me jetën. E ftuar në emisionin “Opinion” Lala tha se agresorët kanë qenë të fshehur në një zonë me ferra. Ajo thekson se është hedhur një pafundësi plumbash ku 33 gëzhoja janë gjetur vetëm në vendngjarje.

“Ata janë ndodhur në një pjesëz së Shijakut sepe 11-vjeçari kishte pasur ditëlindjen dhe ata nuk është se kishin direkt miqësi me të, por kishin miqësi me adoleshentët e tjerë duke qenë se banojnë në të njëjtën zonë. Kanë qëndruar për rreth 30 minuta. Kanë ikur dhe kanë ardhur në të njëjtin itinerar. Kanë mbaruar dhe janë nisur disa automjete se kanë qenë një grup.

Tek rrethi se ne e quajme rrethi i Shkozës në momentin që mjeti ka ardhur aty ka pasur një raportim jo të saktë nga mediat, aty ka qenë një motor me drita të ndezura dhe agresorët kanë qenë të zbritur nga motori dhe kanë qenë të pozicionuar në një zonë me ferra dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi automjet. Shoferi duke qenë se është i plagosur në të dyja duart, dhe fëmijët kanë filluar të ulërasin mesa duket shopferi e ka shtuar shpejtësinë aq shumë sa një moment ai përveçse ka humbur ndjenjat dhe ka frenuar në mënyrë të pavullnetshme dhe është përplaur tek një mur rrethues. Aty kanë shkuar dhe kanë dhënë ndihmë fillimisht banorë të zonës.

Është gjuajtur në një rrugë dytësore. Janë hedhur pafundësisht plumba. 33 gëzhoja janë gjetur vetëm në vendngjarje. 8 gëzhoja kanë goditur makinën Fëmija i vogël është i prekur në disa organe. Pastaj largimin e kanë përdorur përmes një nëkalimi dhe motori është gjetur të nesërmen vonë. Problemi është se nuk ka shasi, pasi kjo mund të ndihmonte edhe nga ka ardhur e të tjerë me radhë”, tha Lala.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

sela taravari ka pasur 2 3 takime me ahmetin 6806ac3d25a48
Story i mëparshëm

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

befason haradinaj ldk rritet duke bashkepunuar me levizjen vetevendosje 6806bb1cee0f8
Story i radhës

Befason Haradinaj: LDK rritet duke bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje

Të fundit nga

ShkoLartë