atentati ne elbasan zbulohet emri ja kush eshte personi qe dyshohet se eshte plagosur 62435bac47848

Atentati në Elbasan, zbulohet emri, ja kush është personi që dyshohet se është plagosur

March 29, 2022
1 minut lexim

Zbulohet emri, që dyshohet se ka mbetur i plagosur në Elbasan. Bëhet fjalë për Talo Çelën, një emër i njohur për drejtësinë dhe policinë. Dyshohet se Çela ka mbetur i plagosur në atentatin e mbrëmjes së sotme, por është larguar nga vendi.

Policia u njoftua për të shtëna mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Cërrik dhe më pas gjeti një automjet tip “BMW” të qëlluar disa herë me plumba, por asnjë person brenda saj. 

Atentati ka alarmuar policinë e cila me përforcime të shumta si dhe RENEA prej disa orësh po krehin zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje në fshatin Papër ku dyshohet se mund të ketë mbetur i plagosur i shumëkërkuari Talo Çela.

“BMW” ishte qëlluar me 20 plumba kallashnikovi dhe u gjet e braktisur.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

hadergjonaj luajtem ne maksimum 62435ba89508e
Story i mëparshëm

Hadërgjonaj: Luajtëm në maksimum

ndodh ne maqedoni 48 vjecari kapet duke vjedhur nafte prej nje shkolle 62435bdd3bab8
Story i radhës

Ndodh në Maqedoni! 48-vjeçari kapet duke vjedhur naftë prej një shkolle

Të fundit nga

ShkoLartë