Atentati në autostradë/ Hetohet pista e re për vrasjen e Iljaz Çalit

April 17, 2022
1 minut lexim

Zbërthimi i celularit të 37-vjeçarit Iljaz Çali, i cili u ekzekutua me breshëri mbrëmjen e 4 prillit teksa ishte duke udhëtuar në autostradën Tiranë-Durrës ka orientuar policinë drejt një piste të re hetimi, duke zbehur dyshimet se ai mund të jetë vrarë për konfliktet për kromin.

Nga zbërthimi i celularit, policia zbuloi se kohët e fundit 37-vjeçari kishte komunikuar me 2 persona me precedent të theksuar kriminalë.

Nga hetimet ka rezultuar se 37-vjeçari Iljaz Çali komunikonte shpesh me një person të dënuar për grabitje me armë  dhe një tjetër të dënuar për krime ndaj personit dhe linte takime me secilin prej tyre. Në lidhje me këto takime, policia e Tiranës ka marrë në pyetje familjarë të viktimës të cilët nuk kanë pasur asnjë dijeni për këto njohje të tij.

Familjarët kanë thënë se nuk kanë asnjë të dhënë për këto takime dhe i mëshojnë faktit se konfliktet e vetme të 37-vjeçarit lidheshin me aktivitetin e kromit, por nga verifikimet e deritanishme policia nuk ka gjetur asnjë të dhënë që ta forcojë  këtë  pistë.

Grupi hetimor tani po fokusohet te pista e re e hetimit pasi dyshon se 37-vjeçari mund të jetë vrarë si pasojë e përplasjes së 2 grupeve rivale mes te cilëve Çali ishte ndërmjetësi. Qelizat telefonike dhe kamerat e bizneseve ku janë bërë takimet pritet ti japin dritë jeshile hetimeve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kastrioti, kafshatë e lehtë për Istogun

Story i radhës

Kosova kremton Pashkët

Të fundit nga

ShkoLartë