Atentati ndaj Bejtjas/ “Në Shënjestër” zbardh detajet e reja

Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala, sjell këtë të mërkurë detaje nga atentati i rëndë ndodhur në Fushë-Krujë, me shënjestër Gentjan Bejtja, por që mbeti i vrarë kunati dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Për të ky nuk ishte atentati i parë në radhë, por ndër gjithë të tjerët që i kishin ndodhur në harkun kohor të pak viteve, ky ishte më i rëndi.

Jo thjesht për faktin që plumbat këtë herë u derdhën në hyrjen e banesës së tij, por sepse ndryshe nga të gjithë sulmet e tjerë të armatosur, plumbat këtë radhë nuk kursyen as dy fëmijët e tij mitur.

Por Gentjan Bejtja, ky personazh problematik i botës së krimit, ishte i paralajmëruar shpesh për fatin e keq që e priste.

Ai e dinte fort mirë këtë gjë, dhe ishte kjo ndoshta arsyeja përse pjesën më të mirë të kohës ai e kalonte i strukur thuajse në ilegalitet të plotë. Aq sa në fshatin Larushk, në Fushë-Krujë, ku jetonte me familjen, në këtë vilë në dukje jo edhe aq të fortifikuar, por me hapësirën e nevojshme, nga ku mund të kontrollonte të gjithë peisazhin kërcënues përreth, ai dukej shumë rrallë kohët e fundit.

Gjë për të cilën mesa duket kishin dijeni edhe shënjestruesit e tij, ata të cilët kishin kohë që e ndiqnin nga pas për ta vrarë.

Me siguri, të njëjtët, që i kishin kryer disa atentate në seri, por që kishin mundur vetëm ta dëmtonin fizikisht, por jo ta eliminonin plotësisht.

Në këtë vazhdë atentatesh, mendohet të ketë qenë edhe ai më i fundit, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 4 korrik 2023, këtë radhë në portën e vilës së tij, ku këtë herë, atentatorët apo porositësit e eliminimit të Gentjan Bejtjes, mesa duket kishin marrë urdhër që tashmë të qëllonin pa hezitim edhe ndaj familjes së tij, të ngushtë, dy fëmijëve të tij ende në moshë të vogël.

Ata lanë të plagosur rëndë djalin e tij të madh 13 vjeçar, dhe lënduan lehtë më të voglin, vetëm 10 vjeç.

Ndërkohë i morën jetën kunatit të tij, Ramazan Sino, 29 vjeç. Një sinjal i qartë tanimë për objektivin Gentjan Bejtja, se në arritjen e qëllimit për ta eliminuar, vrasësit nuk do të kursenin më askënd. Sado që ai të fshihej… madje as fëmijët, gjënë e tij më të shtrenjtë.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit Gentjan Bejtja, mëngjesin e datës 4 Korrik 2023, rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë, ju bëjmë me dije se si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë shtetasi Ramazan Sino, 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, respektivisht nipat e tij”, thuhej në njoftimin e policisë.

Sipas dinamikës së ndërtuar nga grupi hetimor, gjithçka thuhet se ka ndodhur në harkun kohor të pak minutave, në ndërrimin e mesnatës.

Autorët, të cilët dyshohen se kanë qenë tre të tillë, mendohet se e kanë pritur makinën e drejtuar nga kunati i objektivit të atentatit, në të cilët udhëtonin edhe dy nipërit e tij, në rrugën kryesore të fshatit Larushk. Vetëm 100 metra larg vilës së familjes së Gentjan Bejtjas. Ata dyshohet se sapo kanë parë makinën që të afrohej, kanë dalë me armë zjarri në duar dhe janë drejtuar me shpejtësi, drejt automjetit ku ndodheshin Ramazan Sino, kunati i Gentjan Bejtjas dhe dy nipërit e tij, në këtë rast djemtë e objektivit të vërtetë të atentatit.

Sipas provave të gjetura në vendngjarje, autorët mendohet se kanë derdhur drejt makinës së viktimave të tyre, mbi 20 plumba. Çka tregon edhe për ashpërsinë me të cilën ata kanë vepruar

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Daniel Levy është i zemëruar me Bayernin

Story i radhës

Kryeministri kroat flet për tensionet Kosovë – Serbi

Të fundit nga